Investimet që kanë përfituar statusin e Investitmit Strategjik
Gjashtë vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për invesimet strategjike është më interes të bëjmë një analizë mbi efektet dhe rezultatet e tij si dhe të subjekteve që kanë përfituar nga lehtësirat që ky ligj ofron. Për këtë arsye ne i kemi dërguar një kërkesë për informacion Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, mbi subjektet që kanë marrë statusin e investitorit strategjik. Në përgjigjen e marrë nga ky institucion na u tha se që prej hyrjes në fuqi të ligjit nr. 55/2015 “Për Invesimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” janë trajtuar dhe dërguar në Komitetin e Investimeve Strategjike 35 kërkesa për marrje statusi investim strategjik, nga të cilat 25 janë miratuar dhe 10 janë refuzuar. Nga 25 kërkesat që janë miratuar, 11 prej tyre kanë marrë ststusin “Investim strategjik, procedurë e veçantë”, një është projekt me potencial strategjik në pritje të plotësismit të dokumentacionit dhe 13 të tjera kanë marrë statusin “Investim strategjik, procedurë e asistuar”…
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: