Sporti në Shqipëri ka qenë një nga shtyllat kryesore ku mbështetej pushteti dhe ideologjia njëkohësisht, përgjatë periudhës së regjimit komunist. Zgjimi me ushtrime gjimnastike, shpeshherë masive edhe për nder të udhëheqësve të kohës ishte rituali i përditshëm i çdo të riu në shkolla dhe jo vetëm. Institucionalizimi i sportit në periudhën komuniste nisi me krijimin e Federatës Sportive Shqiptare më 1945, për të vijuar një vit më vonë me ndërtimin e stadiumit të parë në vend, ai “Qemal Stafa”.
Referuar të dhënave të kohës, të cilat tanimë i gjen në muzeumet që pasqyrojnë periudhën e regjimit komunist, institucionet me karakter sportiv krijohen e formësohen në vijimësi në vitin 1948 që shënon edhe hapjen e shkollës së parë të fiskulturës, e më vonë Komiteti i Kulturës Fizike e Sportive të Shqipërisë. Më 1957 merr jetë Organizata e Bashkimit të Fizkulturistëve e Sportistëve të Shqipërisë, për të vijuar më pas në 1958 me krijimin e Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: