Investimet që kanë përfituar statusin e Investitmit Strategjik
Në datën 18 dhjetor 2019 u miatua nga Parlamenti ligji nr. 87/2019, “Për faturimin elektronik dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i cili u publikua në Fletoren Zyrtare më 20 janar 2020. Ligji parashikonte një kombinim të teknologjisë dhe rregulloreve duke i dhënë mundësinë autoriteteve tatimore shqiptare të monitorojnë qarkullimin e tatimpaguesve në kohë reale. Sipas website-t të administratës tatimore, “fiskalizimi” është një reformë që ka për qëllim të reduktojë informalitetin, apo siç quhet ndryshe, masën e ekonomisë “gri”. Ligji për fiskalizimin është një ligj tërësisht i ri që nuk zëvendëson asnjë ligj ekzistues të ngjashëm me të. Për t’a shpjeguar më qartë, fiskalizimi është raportimi në kohë reale i informacionit tatimor dhe nënkupton një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit tatimor, sidomos në fushën e lëshimit të faturave dhe gjurmimit te shpenzimeve. Kjo përfshin një tërësi masash që tatimpaguesit duhet të zbatojnë për lëshimin e faturave në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: