Ky raport ka si qëllim studimin e financimeve shtetërore në lëmin kulturor. Sektori kulturor në Shqipëri është lënë në harresë sa i përket financimit nga politikat shtetërore. Hulumtimi është i fokusuar në analizimin e politikave publike që janë zhvilluar nga institucionet kulturore. Ministria e Kulturës së Shqipërisë është institucioni qëndror përgjegjës për ndërmarrjen e nismave për zhvillimin e politikave kulturore të qëndrueshme, që promovojnë diversitetin kulturor, duke shërbyer si rregullator dhe si inkurajues e financues i politikave kulturore në mbështetje të artit, institucioneve artistike dhe artistëve. Ky institucion ka detyrimin që të krijojë mekanizmat e duhur ligjorë në mbështetje të artit dhe kulturës, duke imponuar standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në mbështetje të profesioneve krijuese. Krijimi i një politike qëndrore kulturore, kërkon para për zbatimin praktik. Buxheti i kulturës në Shqipëri është i pamjaftueshëm. Për sa kohë që sektori kulturor nuk kalon pragun minimal të një përqindëshit, kultura do të vijojë të trajtohet me lëmosha, duke pamundësuar krijimin e një mjedisi favorizues për rritjen dhe zhvillimin e sektorëve kulturorë autonomë në vend.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: