Korrupsioni në Shqipëri mbetet një fenomen shqetësues dhe një tregues i impaktit të limituar që strategjitë, politikat dhe kuadri ligjor kanë pasur në adresimin e tij. Disa nga gjetjet e raportit të dhjetorit 2020 të Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) tregojnë që kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë, si dhe të policisë, dukshëm gjithëpërfshirës, mbetet kompleks. Në këtë kontekst GRECO ka bërë disa rekomandime dhe pritet që deri më 30 prill 2022 Shqipëria të dorëzojë një raport mbi masat e marra për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Por si është situata aktuale e korrupsionit në Shqipëri? Transparency International (TI), Koalicioni Global kundër Korrupsionit nëpërmjet Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 raportoi një rënie të Shqipërisë në listën e vendeve më të korruptuara. Shqipëria renditet 110 nga 180 vende, duke shënuar kështu një rënie prej 6 vendesh nga viti 2020. Me 35 nga 100 pikë të mundshme, në rang rajonal Shqipëria u tejkalua nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Krahasimisht me vendet europiane, Shqipëria është pothuajse 50% më poshtë mesatares së këtyre vendeve. Duke vënë në pah rritjen e autoritarizmit në vend, raporti thekson se kufizimi i të drejtave themelore si liria e shprehjes, liria e tubimit dhe aksesi në drejtësi rrezikojnë të dëmtojnë demokracinë dhe të rrisin më tej nivelet e korrupsionit. Ky raport u parapri nga ai i ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut) dhe projektin SELDI, i cili tregon një pamje mjaft të ngjashme me atë të TI. Në sondazhin e kryer nga ACER, të dhënat treguan se dhënia e rryshetit sipas eksperiencës së qytetarëve ka pësuar rritje nga viti 2019 në 2021. Në vitin 2021 (57.0%) raportohet një rritje prej 12.2% e presionit nga zyrtarët publikë për të marrë rryshfet në krahasim me vitin 2019 (44.8%). Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin e fundit tregon se Shqipëria në vitin 2021 shfaqi probleme me lirinë e shprehjes, korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe sistemin gjyqësor. Sipas këtij raporti, edhe pse ka pasur tentativa në hetimin e aferave korruptive në vend, këto hetime u penguan si rezultat i burimeve të kufizuara, presionit politik, rrjedhjes së informacionit hetimor dhe sistemit të paorganizuar në tërësi. Duke marrë shkas nga këto raportime si dhe zhvillimet më të fundit në vend, sondazhi i kryer nga Qëndresa Qytetare mbi perceptimet e qytetarëve mbi korrupsionin synon të identifikojë eksperiencat e vetë qytetarëve me aferat korruptive në sektorët e ndryshëm publik, njohuritë mbi strukturat e antikorrupsionit, qëndrimet e tyre ndaj korrupsionit si dhe besueshmërinë e tyre tek institucionet publike, partitë politike si dhe shoqërinë civile.
RAPORTI 14 : TURIZMI
Mungesa e ujit të pijshëm është një prej sfidave kryesore me të cilat përballen qytetet në zhvillim të shpejtë, përfshirë...
Read more