Që prej 1 Janarit 2022 Shqipëria është pjesë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me një mandat 2 vjeçar (Janar 2022-Dhjetor 2023). Ky është përfaqësimi më i lartë që ka patur ndonjëherë vendi ynë në organizatë ndërkombëtare. Një angazhim ky i një magnitude shumë të lartë dhe tejet delikate për atmosferën e tanishme politike por edhe një sfidë e madhe për vendin e vogël të Europës Jug-Lindore. Përfaqësimi në tryezën më të fuqishme në botë, atë të Këshillit të Sigurimit, ku merren vendime që ndryshojnë fatet për shumë njerëz, është mbi të gjitha një përgjegjësi e veçantë dhe nder për çdo shtet, qoftë me qindra milionabanorë, qoftëmenjë milion banor. Andaj, kjo nuk duhet të jetë një pengesë për vendin tonë për të lënë një gjurmë dhe pse jo një trashgimi në arenën ndërkombëtare. Sfidat, prioritetet dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në ulësen e Shqipërisë në KS, janë disa nga pikat kryesore që zhvillohen në këtë raport monitorimi.