Ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, Shqipëria nuk pati një ndarje të qartë me trashëgiminë e komunizmit, jo vetëm sa i përket elitave politike por edhe në sistemin shkollor, kulturë apo art. Gjatë periudhës 30 vjecare të tranzicionit pati përpjekje dhe tentativë për të dekomunistizuar kurrikulat shkollore në lëndët e historisë dhe letërsisë, por këto përpjekje kanë dështuar për shkaqe objektive ose politike.
Brenda sistemit arsimor në Shqipëri, mësuesit e historisë janë agjentët kryesorë të transmetimit të informacionit dhe të diskursit publik për regjimin komunist dhe pasojat e tij në jetën e individëve dhe shoqërisë në Shqipëri midis 1944 dhe 1991. Bazuar në sondazhin e realizuar me mësues nga IDMC Albania në vitin 2020, 60% e mësuesve të anketuar nuk janë të sigurtë cila është shifra e viktimave të regjimit komunist pasi ajo nuk përmendet në tekstet e historisë. Kjo e dhënë tregon se ka një mungesë të konsiderueshme të informacionit qoftë në kurrikulat mësimore në shkolla por edhe në kurrikulat universitare në fushën e mësuesisë.
Sipas këtij sondazhi, një e katërta e mësuesve në grupmoshën 31-50 vjeç nuk identifikuan dot një datë të rëndësishme të qëndresës kundër regjimit komunist.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: