Krimi mjedisor vazhdon të mbetet një problematikë e theksuar në Shqipëri. Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2021, grupi i veprave penale kundër mjedisit zë një peshë prej 1.12% përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, ndërkohë që për vitin 2020 është 1.19%.
Sipas këtij raporti rezulton se në vitin 2021 ka një ulje prej 5,14% të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale kundër mjedisit si dhe një ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar me 8,23%, në krahasim me vitin 2020. Vepra penale më e shpeshtë në këtë grup veprash penale është “Prerja e paligjshme e pyjeve” me 47,13%, ndërsa vepra të tjera penale “të rëndësishme”, sipas Prokurorisë, janë edhe “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës” si dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Ndërkohë në raport nuk jepen informacione të detajuara për menaxhimin apo transportimin e mbetjeve. Vetëm në fund të raportit, në tabelat e veçanta për secilin grup veprash penale. Në ndotjen e ajrit, të ujërave dhe tokës, permenden dhe menaxhimi i mbetjeve me 11 proçedime të regjistruara dhe transportimi i mbetjeve me asnjë proçedim. Në menaxhimin e mbetjeve vetëm 1 proçedim është dërguar në gjykatë dhe nuk ka asnjë të pandehur të dënuar.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: