Bioenergjia si një burim i rinovueshëm i energjisë, shfrytëzon fuqinë e biomasës – lëndëve organike -për të gjeneruar karburante transporti, ngrohje, energji elektrike dhe produkte të ndryshme, duke kontribuar në përmbushjen e nevojave tona për energji nga burime të rinovueshme dhe miqësore me mjedisin. Në kuadrin legjislativ shqiptar ka një sërë ligjesh rregullatore për fushën e bioenergjisë.Tanimë kjo fushë po shihet me prioritet si pasojë e nevojës për përafrim me legjislacionin evropian dhe ndjekjes së direktivave të BE. Përqasja me politikat e gjelbra në Ballkan dhe më gjerë, si dhe firmosja e disa marrëveshjeve me objekt pikërisht nevojën për shfrytëzim të burimeve të rinovueshme dhe diversifikimin e tyre e bëjnë bioenergjinë një opsion të konsiderueshëm. Ndërkohë që ndjekja e politikave të gjelbra përkthehet në kusht dhe për integrimin në BE, implementimi i shfrytëzimit të këtij burimi për
prodhimin e biokarburanteve për transport apo për energji elektrike, ka nevojë për analizim në kuadër të kapaciteteve mbështetëse dhe pasojave që mund të ketë në mjedis.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: