Përpara vitit 2016, dispozitat mbi statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të shpërndara në akte të ndryshme ligjore, nënligjore dhe me natyrë rregullatore, dhe për rrjedhojë, mungonte një ligj gjithëpërfshirës që të parashikonte në mënyrë të detajuar dispozitat mbi statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me qëllim qartësimin, përmirësimin, konsolidimin dhe përmbledhjen në një ligj të vetëm, garantimin e një procesi emërimi dhe promovimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bazuar në kritere transparente, objektive dhe meritokratike të tilla si: kualifikimet, integriteti, aftësitë profesionale, si dhe përcaktimin e qartë të procedurave që sigurojnë përzgjedhjen e kandidatëve për magjistratë dhe konfirmimin e tyre në karrierë, duke u bazuar në kritere objektive e transparente,2 më datë 6.10.2016, në kuadër të Paketës Ligjore të Reformës në Drejtësi, u miratua ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.3 Deri më sot, ky ligj është ndryshuar pesë herë dhe disa nene janë shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34, datë 10.4.2017.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: