‘Persons belonging to national minorities have the right freely to express, preserve and develop their ethnic, cultural, linguistic or religious identity and to maintain and develop their culture in all its aspects, free of any attempts at assimilation against their will. Ky raport synon të shqyrtojë gjendjen aktuale të komunitetit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perendimor, duke përfshirë historikun e tij, aspektet ligjore dhe terminologjike, kushtet aktuale, por mbi të gjitha do të fokusohemi në sfidat e kounitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e shtetit shqiptar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe identitetit të komunitetit shqiptar, si dhe kërkesat që ky komunitet ka ndaj shtetit shqiptar.
Ne do të përdorim metodën cilësore të analizës së të dhënave, bazuar në burime të ndryshme dokumentare, prodhime shkencore (burime dytësore), raporte nga institucione të ndryshme ndërkombëtare (raportet e BE-se, DASH) dhe qeveria shqiptare, MEPJ2, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe të dhëna të prodhuara në bazë të intervistave gjysmë të strukturuara për të realizuar një pasqyrim dhe analizim të sfidave që përballen këto komunitete në Ballkanin Perëndimor. Në këtë raport, analizojmë komunitetin shqiptar në tre shtete, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi. Përzgjedhja e këtyre tre shteteve është bazuar në prezencën e gjerë të këtij komuniteti dhe sfidat komplekse që ata përballen. Ky studim u dedikohet këtyre konteksteve për shkak të kufizimeve kohore dhe burimore të limituara.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: