Ky punim ka për qëllim që të shikojë dhe identifikojë lidhjen midis studimeve në Universitete dhe lidhjen që kjo ka me tregun e punës. Për këtë qëllim janë shikuar të dhëna se cilat janë fushat e studimit që janë aktive në universitete aktualisht dhe cilat janë fushat që kërkohen në punësim. Fushat e punësimit janë marrë nga INSTAT sipas kategorisë së profilit të studimeve. Ndërkohë, nëpërmjet portaleve të punësimit, siç janë AKPA (Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive), Dua Punë dhe Njoftime.AL, janë marrë punët aktive dhe janë kategorizuar sipas profilit të studimeve. Kjo është realizuar për shikuar se për cilat profile studimi kemi më shumë punë aktive, pra punë të cilat kërkojnë punonjës të rinj. Në fund kemi edhe të dhëna të një pyetësori të zhvilluar për të identifikuar pikërisht lidhjen mes tregut të punës dhe universitetit, që është edhe fokusi i këtij raporti. Rezultatet tregojnë që degë të cilat kanë pësuar rritje më të lartë në numër studentësh nga viti 2015 në vitin 2023, janë ato që lidhen me fushën e Shërbimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: