Emigrimi ka qenë një dukuri e vazhdueshme në Shqipëri që nga vitet ’90, duke arritur nivele të larta që vazhdojnë edhe sot. Shkak kryesor për këtë fenomen është mungesa e përmbushjes së nevojave bazike të qytetarëve. Ky emigrim ka pasur ndikime të thella sociale dhe ekonomike, duke u manifestuar si “brain drain” nga njëra anë dhe si kontribues në ekonomi përmes remitancave nga ana tjetër. Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ka arritur në rreth 1.64 milionë, duke përbërë 57% të popullsisë brenda vendit, e cila aktualisht është rreth 2.87 milionë banorë.1 Megjithëse diaspora shqiptare ka një peshë të konsiderueshme demografike, historikisht ajo ka qenë e privuar nga e drejta e saj kushtetuese për të votuar nga shteti ku ajo është e pozicionuar. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve politike midis dy partive kryesore, si dhe vonesave institucionale.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: