PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Stiven Shala e nisi aktivizmin në qytetin e Shkodrës, prej dhe ku është me origjinë, për ta vazhduar më pas në kryeqytet. Stiven ndjek studimet në degën “Mjekësi dhe kirurgji” pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti të Romës “Tor Vergata”. Angazhimin, ai e filloi si vullnetar pranë Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës në Shkodër, organizatë e fokusuar në çështjet mjekësore dhe sociale. Në vitin 2019, Stiven u zgjodh si delegati i parë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pati mundësinë që të ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke u bërë i riu i parë që adresoi punimet e asamblesë në emër të vendit tonë. Gjithashtu, për tre vite, Stiven ishte pjesë Grupit Rinor Këshillimor të Prezencës së OSBE në Shqipëri duke u angazhuar për përfshirjen e perspektivës rinore në programet dhe aktivitetet e Prezencës.
Anëtar i disa rrjeteve lokale dhe ndërkombëtare në fushat e aktivizmit dhe diplomacisë, Stiven synon të japë kontributin e tij në çështjet e shendetit publik si analist i politikave publike pranë Qëndresës Qytetare.