Ekonomia e brishtë e Shqipërisë, në një periudhë shumë të shkurtër kohore pësoi dy goditje njëpasnjëshme, fillimisht tërmeti shkatërrimtar i datës 26 nëntor 2019 dhe më pas pandemia globale Covid-19, efektet e të cilave padyshim do të ndjehen gjatë. Izolimi i detyruar dhe paralizimi i aktivitetit ekonomik detyroi qeverinë të marrë një sërë masash për përballimin e situatës. Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, buxheti i shtetit u rishikua 3 herë dhe pritet një reduktim në masën 63.1 miliardë lekë i të ardhurave buxhetore në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2020. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancën e datës 29 Korrik teksa prezantonte ndryshimet në buxhet, ministrja Anila Denaj u shpreh se parashikohet një rritje reale negative prej – 4.3% , ndërsa organizatat ndërkombëtsre si Banka Botërore, parashikojnë një tkurrje nga 5 deri në 6.9% të ekonomisë, e cila llogaritet më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregëtia dhe shërbimet1. Gjithashtu në rishimikin e fundit të buxhetit parashikohet që tkurrja e fortë e investimeve private të kompensohet nga një rritje e investimeve publike dhe konkretisht me një rritje prej 30.16 miliardë lekë të shpenzimeve buxhetore të cilat do të jenë kryesisht investime në infrastrukturë që këtë vit janë parashikuar 16% më të larta se vitin e kaluar. Një tjetër masë e ndërrmarrë nga qeveria ishte rishikimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku u hoq tatimi mbi fitimin e bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë deri në vitin 2029. Po ashtu ndryshoi edhe pragu i TVSH, i cili do të jetë 10 milionë lekë nga 2 milionë që ishte më herët. Në të njëjtën linjë me politiken fiskale po ecën edhe Banka Qëndrore. Nga ana e saj u ndoq menjëherë një politikë monetare lehtësuese. Më datë 25 mars 2020 u ul norma bazë e interesit nga 1% në 0.5%. Nëpërmjet kësaj politike synohet furnizimi i tregut me likuiditet sepse ulet çmimi i parasë dhe synohet të nxiten investimet dhe konsumi.
RAPORTI 14 : TURIZMI
Mungesa e ujit të pijshëm është një prej sfidave kryesore me të cilat përballen qytetet në zhvillim të shpejtë, përfshirë...
Read more