Qëndresa Qytetare zhvilloi ditën e sotme një workshop të përbashkët më Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus ndërveprimin dhe shkëmbimin e përvojave mes analistëve të politikave publike dhe audituesve të KLSH.
Gjatë këtij takimi u prezantuan 10 raporte monitorimi dhe auditimi nga përfqaqësuesit e Qëndresës dhe KLSH të cilat kishin në fokus performancën e autoriteteve publike në fushën e shëndetësisë, arsimit, turizmit, mjedisit dhe kulturës.
Përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakort që në vijim të mbajnë një komunikim të vazhdueshëm mbi tematikat nën monitorim dhe ta kthejnë modelin e këtij workshop-i në një praktikë të përhershme periodike në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së transparencës së autoriteteve publike.
Qëndresa Qytetare mori përsipër që të vendosë në fokus të punës së saj edhe ushtrimin e presionit ndaj institucioneve që monitoron për zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.