PASOJAT EKONOMIKE AFATGJATA TË KRIZËS
Efekti i krizës së COVID-19 për vitin 2020 ka qënë më i madh se parashikimet fillestare dhe kjo ka nxitur FMN që më datë 28 shtator 2020, të rishikojë ecurinë ekonomike për vitin 2020 në ulje nga – 5% në -7.5%, në krahasim me një vit më parë. Gjithashtu rimëkëmbja ekonomike për vitin 2021 është riparë në ulje, ndikuar nga efektet dhe kohëzgjatja e deritanishme e krizës, pasiguritë ende të pranishme dhe ndikimi në sjelljen e operatorëve ekonomikë. Borxhi publik në fund të vitit 2020, sipas FMN, pritet të kapë një nivel pak mbi 80% të PBB-së 1. Në një linjë më FMN, Banka Botërore në publikimin e datës 7 tetor 2020, parashikon që ulja ekonomike për vitin 2020 do të jetë -8.4%. Për vitin 2020 dhe 2021, rritja ekonomike në skenarin bazë parashikohent në 5% dhe 3.5%. Pasiguritë ende të larta mund të ndikojnë në këta tregues. Sipas Bankës Botërore, borxhi publik i Shqipërisë do të kapë një nivel prej 81.3% të PBB-së për vitin 2020. Ky borxh për vitet 2021 dhe 2022 pritet të jetë 81% dhe 79.3% e PBB-së. Parashikimet tregojnë se me këto ritme, vetëm në fund të vitit 2022 ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e fundit të vitit 2019.
Bazuar edhe në këto parashikime, Qeveria ka rishikuar edhe Kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2021 – 20222 dhe në versionin përfundimtar të buxhetit pritet një një rritjë ekonomike pozitive prej 5.5% përgjatë vitit 2021.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: