Bisedën në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri”, fillimisht e nis gazetari Erti Kristo me të ftuarit Migen Qiraxhi, Armando Hysenaj aktivistë nga “Qëndresa Qytetare“, ku do të bisedojnë për transparencën dhe menaxhimin financiar në Universitetet Publike.
Më pas moderatorja Blerina Shehu në një lidhje Skype me sipërmarrësen Serena Leka, do të bisedojë për kompaninë shqiptare që zuri vendin e parë në Samitin Global të Inovacionit në Kinë.
Në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” bashkë me moderatoren Blerina Shehu do të bashkohet astrologia Meri Gjini ku do të flasin për parashikimin e yjeve. Gjithashtu këtë rubrikë mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti edhe përmes faqes tonë në www.facebook/miremengjesshqiperi.rtsh.
Moderatorja Zhaklina Gjolla do të presë në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” Tiri Gjocën, këngëtar, ku do të bisedojnë për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.
Më vonë në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” moderatorja Zhaklina Gjolla do të jetë në një lidhje direkte me Veronika Kollçinaku, Kryetare e shoqatës “Porta Evropiane për Devollin” dhe Stavri Hasën, Kryetar i shoqatës “Porta Evropiane për Korçën”, ku do të bisedojnë për aktivitetin e shoqatave në zhvillimin e Korçës dhe Devollit.
E ftuara në “Mirëmëngjes Shqipëri” i moderatores Zhaklina Gjolla do të jetë psikologia Lorela Bregu, ku do të zhvillojnë një bisedë për festat e fundvitit dhe presionin psikogjik.