Ne po gabojmë sepse nuk po japim mundësi që zgjedhjet të kthehen në një edukim qytetar, për të mbajtur zgjedhje me proces të qartë politik për zgjedhje të sigurta që lind nga bankat e shkollës, ne me këtë u kemi dhënë mënyrën se si studentët që në bankat e shkollës të orientohen drejt zgjedhjeve të lira”, ka thënë Migen Qiraxhi nga qëndresa Qytetare.
Për shkak të pandemisë, auditoret e universiteteve u boshatisën, ndaj studentët i cilësojnë të padrejta zgjedhjet në Universitete kur ata s’mund të votojnë
“Student një nga kërkesat kryesore të protestave ka qenë rritja e peshës së votës në zgjedhje dhe rritja e përfaqësimit të tyre në organet drejtuese të universitetit”, ka thënë Logu.
Zyrtarisht 3 janë kandidatët në zgjedhjet e 30 korrikut për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mimoza Hafizi, Artan Hoxha dhe Kozeta Sevrani.