Gjate muajve Maj – Qershor 2020 Qëndresa Qytetare organizoi 4 trajnime me qëllim forcimin e kapaciteteve, njohurive dhe aftësive të pesë analistëve të rinj të politikave publike në fushat e:
- Open Data dhe shfletimi i prokurimeve publike
- Metodat e auditimit te performances dhe asaj financiare te institucioneve publike dhe zyrtareve publike
- E folura ne publik dhe prezantimi ne media i puneve kerkimore
- Perdorimi dhe promovimi i punes ne rrjetet sociale. Metodat e punes ne google form.
Njohuritë e përfituara nga këto trajnime synohet që të përmirësojnë dhe ndihmojnë analistët e politikave publike në hartimin dhe prezantimin në publik të analizave të tyre mbi fushat specifike.
Në përfundim të ciklit të trajnimeve dy nga 4 trajneret pranuan që vullnetarisht të jenë mentorë të 5 analistëve të politikave për ti këshilluar kur ata të kenë nevojë mbi fushat specifike që ata do të hulumtojnë.