Stiven Shala: Shqipëria kishte 90 000 teste nëdispozicion por u realizuan 400 – 500/ditë ose vetëm1 tampon për çdo 6000 banorë
QQ: Komiteti i ekspertëve noteriozi vendimet e qeverisë, nuk funksioni si institucioni pavarur
Në datën 24 mars 2020 qeveria shqiptare shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kur ishin regjistruar vetëm 5 viktima nga 123 persona të prekur nga COVID-19. Testimi i popullatës ishte një nga debatet kryesore në vend. Me 17 Korrik Ministria e Shëndetësisë kishtenë dispozicion 90 000 teste me kapacitet për kryerjen e rreth 500 – 1000 testeve në ditë, por pikërisht në këtë datë u kryen vetëm 431 testime përtë dyshuar të prekur me COVID- 19. Mesatarisht gjatë periudhës mars- korrik u kryhen më pak se 500 testime çdo 24 orë dhe kjo është një shifër shumë e ulët, mevetëm 1 tampon për çdo 6000 banorë. Mungesa e masave të duhura mbrojtëse edhe ndajpersonelit shëndetësor ishte edhe një nga shkaqet pse vetë spitalet u kthyen nëvatra infeksioni për pacientët. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 1.2 mjekë për 1000 banorë – që është edhe numri më i ulët në rajon ku kryeson Greqia me 4.6 mjekë për 1000 banorë. Për pasojë, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor është garancia e vetme për të shmangur kolapsin total të sistemit shëndetësor në vend.
Nga monitorimi i komunikimit publik të Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale vihet re se përgjatë izolimit, ku numri i rasteve dhe viktimave nga COVID-19 ishte i ulët, ai që paraqitej në publik dhe komunikonte vendimet e Komitetit të Eskpertëve. Prej datës 11 Mars që shënon nisjen e karantinës deri më 18 Maj2020, ditë nga ku nis lehtësimi i masave, Kryeministri Rama nga 102 komunikime publike, 91 prej tyre ia ka dedikuar COVID-19 me 50.4 orë komunikim. Pas datës 18 Maj dhe në vijim nisin lehtësime te masave duke i dhënë fund karantinës e për pasojë numrat e të infektuarve dheviktimave nisën të rriten duke mos e renditur vendin tonë më si një ‘histori suksesi’ në përballimin epërhapjes së koronavirusit të ri. Prej hapjes dhe shtimit të rasteve të tëinfektuarve dhe numrit të vdekjeve, daljet publike të Kryeministrit Rama lidhur me pandeminë nisin të bien ndjeshëm. Megjithëse Kryeministri Rama ka përafërsisht të njëjtën frekuencë daljesh publike me 104 komunime për periudhën 18 Maj – 30 Korrik, pjesa më e madhe e tyre i dedikohet debatit mbi sistemin elektoral, shembjes së Teatrit Kombëtar dhe procesit të rindërtimit. Vetëm 7 nga daljet publike i dedikohen COVID-19 me 2.6 orë komunikim kundrejt 91 daljeve dhe 50 orëve gjatë periudhës së karantinës.
Duke analizuar vendimin e hapjes së shkollave dhe kthimit të nxënësve në këto hapësira duket se komitetit të ekspertëve nuk iu kërkua një opnion paraprak apo qëndrim por u thirr vetëm për të miratuar një udhëzues masash për të lehtësuar riskun e vendimit të marrë tashmë nga Ministria e Arsimit. Vendimi për hapjen e shkollave u mor nga opinioni i prindërve nëpërmjet një sondazhi të organizuar nga Ministria eArsimit, Sportit dhe Rinisë. Nisur nga vëzhgimet e mësipërme ngrihen dyshime të arsyeshme se në Komitetin Teknik të Eksperteve respektohet shumë pak integriteti dhe liria profesionale e ekpertëve përbërës të tij duke qenë gjatë gjithë kohës nën presionin e vendimeve të qeverisë dhe përdorimit si instrument politik.
PËR TË LEXUAR RAPORTIN E PLOTË JU LUTEM KLIKONI KËTU