Eirsa Kryeziu: Webpage i Ministrisë së Kulturës bunker për qytetarët. Në 3 Muaj vetëm 12 postime të Ministrisë dhe 110 të Elva Margaritit në facebook.
Përpos aktit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, një çështje që ngriti një diskurs të gjerë publik me argumente dhe kundër argumente për rëndësinë e godinës, institucioni i cili më shumë se të tjerët përfaqësonte Teatrin, ishte edhe Ministria e Kulturës. Ministria nuk pati asnjë reagim për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, qoftë kjo në mbështetje ose jo të shembjes së godinës duke ja deleguar Bashkisë jo vetëm të drejtën e truallit por edhe të drejtën e komunikimit public mbi këtë çështje.
Mos reagimi dhe refuzimi për të mbajtur pozita të caktuara në debatet publike për çështje që i përkasin aspektit kulturor dhe të trashëgimisë, pasohet më pas me vonesë në reagim në rastin e dëmtimit të dy kolonave të parkut arkeologjik të Apolonisë.
Më 12 qershor 2020 në media u bë publik dëmtimi i dy kolonave të lashta të Fontanës Monumentale të Apolonisë. Për këtë lajm Ministria e Kulturës reagoi vetëm më 15 qershor 2020, si kundërpërgjigje ndaj reagimeve publike për fshehje të ngjarjes, 2 muaj më vonë nga procesverbali që konfirmon dëmin nga ana e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis.Ky reagim u postua në faqen ëeb të Ministrisë Kulturës një muaj më vonë nga reagimi në Facebook, më 17 korrik 2020.
Nga monitorimi 3 mujor, fluksi i postimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në rrjetin social Facebook përmban 110 postime që kanë si burim informacioni faqen personale të Ministres së kulturës Elva Margariti dhe vetëm 12 postime janë të vetë minsitrisë. Ndërkohë faqja zyrtare ëeb e Minsitrisë e cila duhet të jetë jo vetëm burimi kryesor i lajmit por edhe arkiva e aktivitetit të institucionti ka shpërndarë gjatë kësaj periduhe 3 mujore vetëm 18 postime me informacione, ndër këto vetëm 1 dekalratë për median.
Komunikimi në rrjetin social Facebook duhet të jetë institucional, duke pasur burim informacioni të dhëna të postuara direkt nga Ministria, pasi shndërrimi në kanal informativ të minsitrit ia zbeh rolin e insitucionit dhe forcon atë të individit udhëheqës.
Informacionet e shpërndara në rrjetin social Facebook duhet të jenë të bashkangjitura edhe në faqen ëeb të Ministrisë, me qëllim informimin e atyre qytetarëve që nuk kanë akses në Facebook dhe duke krijuar një arkive institucioanle për personat e interesuar.
Ministria e Kulturës duhet të jetë një institucion i rëndësishëm në vend, duke pasur parasysh pasurinë kulturore, arkeologjike dhe trashëgiminë e vendit tonë. Për këtë arsye edhe komunikimi publik për çeshtje me rëndësi në këtë fushë duhet të jetë më i shpeshtë, më i fortë dhe në kohë reale.
PËR TË LEXUAR RAPORTIN E PLOTË JU LUTEM KLIKONI KËTU