Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, plagjiatura si vepër penale ka një masë nga gjobë deri në dy vjet burgim. Në nenin 148 të Kodit Penal thuhet: “Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”, Por edhe pse është kjo masë dënimi, për këtë vepër penale është shumë e vështirë që ata që kanë bërë plagjiaturë të dënohen. Kodi i Procedurës Penale, i pa ndryshuar deri në vitin 2017, parashikonte se plagjiatura mund të hetohej menjëherë nga prokuroria, pa ankimin e një pale të dëmtuar. Por në vitin 2017, Kodi i Procedurës Penale pësoi ndryshime rrënjësore dhe në nenin 284 të tij në pikën e parë parashikoi se vepra penale e nenit 148 të Kodit Penal (plagjiatura), nuk mund të niset/hetohet kryesisht nga prokuroria, por vetëm me ankimin e të dëmtuarit. Pra, që një pedagog të dënohet nga gjykata, duhet me patjetër që të ankohet personi i cili zotëron punimin shkencor origjinal prej të cilit është vjedhur.
RAPORTI 14 : TURIZMI
Mungesa e ujit të pijshëm është një prej sfidave kryesore me të cilat përballen qytetet në zhvillim të shpejtë, përfshirë...
Read more