Raporti i Komisionit Evropian per Shqiperine 2020 – Arsimi dhe Shkenca
Raporti i Komisionit Evropian per Arsimin dhe kerkimin shkencor ne kapitullin 25-26, tregon se vendi jone po ecen por qartazi i fundit ne raport me rajonin por edhe shume ngadale ne raport me zotimet e tij. Në këtë raport ështe e lehte te dallosh gjuhen diplomatike që kanë përodur hartuesit per ti dhene nje dore aspirates se vendit tone per te qendruar prane proceseve integruaese.
“Shqipëria është në hapat e parë në fushën e shkencës dhe kërkimit” thuhet ne raport kur i referohet kerkimit shkencor, dhe rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë adresuar plotësisht duke mbetur te njejta per rritje te investimeve në kërkime shkencor, dhe pjesemarrje me te larte ne Horizon 2020 (fondi i BE per kerkim shkencor dhe inovacion). Shqipëria vazhdon te mbetet e fundit ne rajon dhe Europe per te perfituar fonde nga BE per kerkimin shkencor nepremjet ne programit Horizon 2020.
Zotimi i drejtuesve te vendit ne Strategjinë 2017-2021 se do te rrisin me 1% të PBB financimin per kerkim shkencor por ky financim vazhdon te mbetet i ulet ne masën 0.22% te PBB, ndrerkaq Shqipëria nuk ka një metodologji të qartë për të vendosur fonde për kërkimin dhe shkencën.
Projketligji per financimin e kerkimit shkencor edhe per 2020 pavarësisht ekzistences se tij nuk po shikon driten e miratimint ne Kuvendin e Shqipërisë. Shqetesimi i KE qëndron edhe ne faktin se Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të prodhuar statistika dhe të dhëna të besueshme për shkencën dhe teknologjinë.
Ne raportin e 2020-ës nuk permenden si te adresuara sfidat e dala nga raporti i vitit 2019, si masat per lehtesimin e hyrjes ne universitet, per te cilat nga qeveria shqiptare rritet cdo vit pragu i mesatares duke shkuar ne drejtim te kundert me rekomandimet e 2019, rritja e buxhetit per arsimin e cila ne 2020 e gjen me pak te financuar arsimin se ne vitin 2019, si dhe ne 2020 ka nje mungese te reflektimi te impaktit qe paten masave te mara ne kuader te paktit te universitetit, iniciative e e cila percillej me nota pozitive ne raportin e vitit 2019.