Strategjitë dhe programet e qeverisë janë mjaft mirë të hartuara. Kur vjen puna tek implementimi, nuk përfillen fare dokumentet strategjike. Tjetër rast është programi qeverisës i Partisë Socialiste1 gjatë mandatit të parë, ku flitet mjaft qartë edhe për mungesën e protokolleve të mjekimit. “Mungesa e protokolleve të përshtatshme të mjekimit reflektohet në mëny rë të drejtpërdrejtë cilësinë e varfër të kujdesit shëndetësor parësor. Prandaj, hartimi dhe zbatimi rigoroz i protokolleve bashkëkohore të mjekimit do të jetë një nga prioritetet kryesore të reformimit të kujdesit shëndetësor parësor. Hartimi korrekt e shkencor dhe zbatimi i protokolleve të mjekimit e procedurave standarde të punës është hap i domosdoshëm në rritjen e transparencës, verifikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, me qëllimin final, rritjen dhe përmirësimin gradual të cilësisë së shërbimit spitalor.”, thuhej në programin qeverisës 2013-2017. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, në fund të muajit gusht, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se ka kërkuar disa herë qoftë nga QSUT dhe nga spitali “Shefqet Ndroqi” që të bëjnë publike skemat e mjekimit. “Ka ardhur koha të bëhen bilancet pse kemi kaq shumë vdekje në spitale. Duhet të dimë se si po mjekohen. Shqipëria nuk ka ende protokolle zyrtare të mjekimit për covid kur këto protokolle kombëtare gjenden në shumë shtete”, tha Znj. Bino. Akoma sot, dy spitalet që janë përgjegjës për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit për rastet që trajtohen në spital. Me sa duket, spitali infektiv dhe ai “Shefqet Ndroqi”, kanë rregullat e tyre dhe secili ndjek protokollin që do, ndërkohë që spitalet nuk arrijnë të jenë një ambjent i sigurt për trajtimin e të prekurve.
Nëse ambjentet e posaçme për COVID-19 nuk arrijnë
të kenë një protokoll fiks e transparent për trajtimin, si
ia del një mjek familje të trajtojë një pacient?
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: