Në përpjekjet e vazhdueshme njerëzore për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës, duket se çdo herë e më shumë fokusi është vendosur tek mirëqenia e shëndetit (mendor dhe fizik), marrëdhëniet njerëzore dhe një jetesë e qendrueshme për gjeneratat që po vijnë. E teksa jeta e njeriut është e lidhur ngushtë me ekosistemin që e rrethon, cilësia e mjedisit dhe në veçanti cilësia e ajrit ruajnë një rol kritik në mirëqenien e çdo qytetari. Monitorimi i cilësisë së ajrit është përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Institutit të Shëndetit Publik, Inspektoratit përgjegjës për mjedisin dhe njësive të vetqeverisjes vendore. Këto institucione gjenerojnë të dhëna nga monitorime në disa qytete të Shqipërisë dhe në bazë të rezultateve sugjerojnë dhe nxisin institucionet lokale dhe qendrore të hartojnë politika dhe të marrin masa në dobi të shëndetit të qytetarëve. Pavarësisht kësaj, një sërë problematikash janë hasur qoftë më mangësinë dhe saktësinë e të dhënave të gjeneruara, transparencën dhe aksesimin e këtyre të dhënave dhe ç’është më e rëndësishmja me përkeqësimin e cilësisë së ajrit, rrjedhimisht shëndetit të qytetarëve. Nisur nga tendencat rritëse të ndotjes së ajrit dhe faktit që qeveria nuk ka ndërmarrë masat e duhura në funksion të përafrimit të legjislacionit, disa orgnizata mjedisore të shoqërisë civile krijuan platformën Green Lungs: Mushkëri të gjebra për qytetet tona. Një iniciativë financuar nga Bashkimi Evropian e cila solli një matje alternative të cilësisë së ajrit duke i bërë transparente të gjitha të dhënat e grumbulluara një disa qytete të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: