Pas kalimit të një semestri të plotë nëpërmjet mësimit online, studentët e universiteteve publike dhe private prisnin të fillonin mësim në auditore, ashtu siç kishte paralajmëruar konferenca e Rektrorëve dhe Ministria e Arsimit në muajin tetor 2020. Katër ditë para fillimit të procesit mësimor, në datën 30 tetor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve të pandemisë covid-19 doli me një vendim duke sugjeruar që universitetet të zhvillojnë mësimin online si masë anticovid. Organet drejtuese të universiteteve të gjendura të papërgatitura dhe të pa konsultuara me këtë vendim, ligjëruan sugjerimin e Komitetit dhe në datën 2 nëntor zyrtarisht nisi mësimi vetëm online në të gjitha universitetet publike dhe private. Kjo situatë e gjeti të papërgatitur edhe komunitetin e studentëve të cilët, bazuar në njoftimet e MASR dhe Rektorëve kishin marrë të gjitha masat për fillimin e mësimit të alternuar duke paguar tarifat e konvikteve, shtëpive me qera dhe orendive të nevojshme për jetën e tyre studentore në bashkitë universitare. Java e parë e mësimit nisi me protesta të studentëve të cilët kundërshtuan zhvillimin e mësimit online duke e cilësuar si jo efektiv, nisur edhe nga eksperienca e tyre në muajt mars – gusht 2020. Studentët protestuan edhe për shkak se të gjitha aktivitetet si mbledhjet e partive, pishinat, kinematë, bar kafet dhe restorantet ishin të hapura dhe vetem universitetet të mbyllura duke akuzuar qeverinë se nuk e ka arsimin e lartë në fokus të saj. Ky ishte një konstatim i drejtë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk bëri asnjë vlerësim apo studim për këtë vendimmarrje për të konstatuar se vetëm universitetet ishin vatra infeksione dhe aktivitetet e tjera jo. Përvec kësaj në pjesën përbërëse të këtij komiteti nuk pati ekspertë ose njohës të arsimit të cilët mund të orientonin universitetet se si duhet ti
qaseshin masave të pandemisë covid 19.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: