- QQ: Ministrave: Ktheni mbrapsht rrogën e diteve te fushates
- QQ: Shqiptarët kanë nevojë për shërbime jo vetem për premtime
Qëndresa Qytetare ka monitoruar aktivitetin publik të 3 ministrave në fushatë elektorale, ku rezulton se nga data 30 Mars deri në 13 Prill ministrat kanë qënë në krye të fusahtës në zonat zgjedhore ku kandidojnë dhe jo në krye të detyrës nga e hëna në të premte, punë për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.
Sot po i dërgojmë 3 kërkesa Ministrave Klosi, Denaj dhe Kushi me anën e të cilave ju kërkojmë të kthejnë mbrapsht rrogën të cilën kanë marrë pergjate diteve te cialt nuk jane paraqitur ne detyre dhe të kthehen menjëherë në detyrën publike.
Asnjë premtim për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve në fushatë nuk ka vlerë kur ti e ke këtë mundësi aktualisht dhe nuk e përdor, u shpreh aktivisti Migen Qiraxhi.
Kodi Zgjedhor, neni 91, pika 2 parashikon se është e ndaluar pjesëmarrja në fushatë e administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës dhe nisur nga kjo dispozitë që vetë partitë politike kanë miratuar, Ministri si kreu ekzekutiv i dikasterit të tij duhet ta respektojë i pari, jo ta shkelë i pari ligjin zgjedhor duke dhwnw modelin negative pwr vartwsit e tij.
Qëndresa Qytetare i bëri thirrje edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të tregohet vigjilent dhe të përdorë të gjitha mekanizmat që ja delegon ligji për të ndëshkuar të gjithë kandidatët që shkelin ligjin zgjedhor. Thirrja jonë për palët politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që punojnë me zgjedhjet në Shqipëri është të vendosim një standart të përhershëm që ndan postin e ministrit nga ai i kandidatit për deputet dhe që ndan punën për partinë nga puna për qytetarët përfundoi fjalën aktivisti Qiraxhi.
Qëndresa Qytetare i dërgoi me Leter Proteste 3 ministrave bashke duke kërkuar ministrave: kthimin e rrogës së marrë në buxhetin e shtetit per ditet larg institucionit qe drejton dhe kthimin në detyrën e ministrit sipas orarit që paguhen nga taksat, 8:00 – 16:00, cdo ditë nga e hëna në të premtë.