Në përpjekje për të tejkaluar vështirësitë që solli pandemia Covid-19, vëmendje të veçantë globalisht ka marrë ringritja e sektorit të turizmit. Udhëtimi dhe turizmi, sipas World Travel and Tourism Council, përfshirë ndikimin direkt dhe indirekt, përbën 10,6% të të gjithë vendeve të punës në të gjithë botës (334 milion) dhe 10.4% të Produktit të Brendshëm Bruto në rang global (9.2 trilion $).
Në Shqipëri, turizmi është një nga tre sektorët të cilët kontribuojnë më shumë në Produktin e Brendshëm Bruto. Edhe pse shifrat shpesh herë janë të paqarta dhe të ndryshme në burimet zyrtare, bazuar në të dhënat e World Travel and Tourism Council1 :
Për vitin 2019 kontributi total i udhëtimit dhe turizmit:
- në PBB në Shqipëri ka qenë 20.5% e ekonomisë totale.
- në Punësim 244 mijë të punësuar, 21.3 % e punësimit total
- impakti në ekonomi i vizitorëve të huaj: 271 bilion lekë
- impakti në ekonomi i vizitorëve vendas: 80,4 bilion lekë
Për vitin 2020 kontributi total i udhëtimeve dhe turizmit:
- Në PBB në Shqipëri ka qenë 10.6% e ekonomisë totale. (-6.3%%)
- Në punësim 194.6 mijë të punësuar, 17,5% e punësimit total. (-
20,2%) - Impakti në ekonomi i vizitorëve të huaj: 125 bilion lekë (- 53,9%)
- Impakti në ekonomi i vizitorëve vendas: 41,5 bilion lekë (-48,3%)