Zhvillimet në sektorin e energjisë, edhe për shkak të natyrës së tyre teknike, shpeshherë shpëtojnë nga vëmendja e e mediave dhe publikut. Publikimet e institucioneve të linjës dhe daljet në media nuk mjaftojnë për një edukim ezaurues e përmbajtësor të atij që mban në këmbë institucionet e një shteti demokratik: taksapaguesit shqiptar.
Ky raport sjell një panoramë të përgjithshme të ndryshimeve dhe reformave kryesore që janë ndërmarrë 5 vitet e fundit në tregun e energjisë. Nëpërmjet analizimit të fakteve, deklaratave, progres-raporteve dhe publikimeve në media e në fletoren zyrtare, synohet të drejtohet vëmendja tek disa prej çështjeve që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, interesin publik.
Raporti ndërton fillimisht kontekstin mbi të cilin janë ndërmarrë reformat që prej vitit 2014 e në vijim. Por, fokusohet veçanërisht tek ristrukturimi i OSHEE dhe listimi në bursë i saj. Kjo e fundit duhet parë si një hap fillestar e thelbësor drejt asaj që më vonë mund të zhvillohet si praktikë e zakonshme: bursimi i entiteve publike është padyshim një mjet që ndihmon shumë palë, por mbi të gjitha ndihmon vetë entitetet në procesin e transparencës dhe llogaridhënies para taksapaguesit të shndërruar tashmë në aksioner. Autorja, nëpërmjet raportit, nuk shpërfaq mendimin e saj personal, por një analizë të të gjithë elementëve sjellë sëbashku në kontekstin e së tashmes.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: