Gjykata Kushtetuese plotësoi kuorumin e saj të anëtarëve për të ushtruar funksionet e saj në dhjetor të 2020. Ajo nuk mundi të ushtronte funksionet e saj për gati dy vite. Për shkak të dorëheqjes së anëtarëve të saj dhe për shkak të shkarkimit nga procesit të vetingut, Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar.
- Kushtetuesja është gjykata më e rëndësishme në vend për shkak të çështjeve me të cilat ajo merret.
- Kontrolli kushtetues i ushtruar përmes Gjykatës Kushtetuese është një nga faktorët e rëndësishëm që ndikon në konsolidimin e shtetit të së drejtës. Kushtetuta mund të cënohet nga ligje që bien në kundërshtim me dispozitat e saj, por ajo mund të cënohet edhe në frymën, dhe vlerat themelore që ajo shpreh dhe mbron.