Qëndresa Qytetare prej dy vitesh monitoron hartimin dhe zbatimin e politikave publike të qeverisjes qëndrore përmes programit të analistëve të rinj të politikave. Ky projekt është i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), dhe platformën e tij mund t’a gjeni duke klikuar në linkun: https://qeverisja.qq.com.al/.
Fokusi i monitorimit të qeverisë përfshin kryesisht procesin e hartimit dhe zbatimit të politikave publike, transparencën dhe përgjegjshmërinë e përdorimit të fondeve publike, si dhe respektimin e procedurave të prokurimit publik. Analistët e politikave gjithashtu kanë në fokus opinionin dhe perceptimin qytetar mbi politikat e ndërmarra nga qeveria duke ofruar edhe rekomandime dhe zgjidhje mbi problematika të caktuara.
Kriteret e aplikimit:
-Ti përkasës moshës 23 – 29 vjeç.
-Të jetë njohës/e e fushës për të cilën kërkon të analizojë politikat.
-Të ketë eksperienca të mëparshme me hartimin e policy papers.
-Të ketë aftësinë të artikulojë dhe prezantojë në mediat e shkruara dhe vizive raportet periodike.
Analistët e politikave publike përgatisin dhe publikojnë raporte 3 mujore bazuar në ministrinë që monitorojnë. Gjithashtu konsultohen paraprakisht me ekipin drejtues të programit. Ky angazhim ofron një shpërblimi financiar i cili konsiston në 150 dollarë neto për çdo raport.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Gjatë periudhës së ushtrimit të këtij funksioni, analistët realizojnë trajnime për rritjen e aftësive të shkrimit akademik, të folurit në publik dhe njohurive hulumtuese. Gjithashtu secili analist do të ketë mundësinë të shkëmbejë informacione dhe eksperienca me përfaqësues të insitucioneve, me të cilat Qendresa Qytetare ka marrëveshje bashkëpunimi si p.sh. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Avokati i Popullit etj.
🔴Afati i fundit për të aplikuar është data 7 NENTOR 2021🔴
Për më shumë detaje, ju lutem mos hezitoni për të na kontaktuar përmes rrjeteve sociale ose adresës së e-mailit: qendresaqytetare@gmail.com