Nuk është tashmë më një lajm fakti që Shqipëria, në tërësinë e saj është një importuese neto e energjisë elektrike, duke mos patur kështu mundësinë që të plotesojë kërkesat për energji nga konsumatorët vendas, individië, familje ose biznese. Bilanci negativ tregtar reflektohet në çdo hallkë të ekonomisë vendase: që nga çmimet produktit kryesor, pra energjisë elektrike, e deri tek rritja ekonomike. Kjo situatë e nxjerr vendin zbuluar ndaj ngjarjeve të paparashikuara siç është dhe kriza energjitike e javëve të fundit. Ky kontekst social, ekonomik e natyror, ka sjellë nevojën për t’u paraprirë situatave të vështira të së ardhmes. Organizata e ekspertë vendas shpeshherë i kanë ngritur këto shqetësime duke sugjeruar dhe hapat që mund të ndërmerren nga qeveritë e ndryshme. Duket se zgjidhjet e mundshme të sugjeruara kanë një emërues të përbashkët: diversifikimi i burimeve të energjisë duke shkuar drejt atyre të rinovueshme, jo vetëm hidrike. Veprimet kritike të ndërmarra nga Shqipëria sot për të mbështetur përdorimin optimal të energjisë, burimeve ujore dhe funksionimin e hidrocentraleve do ta ndihmojnë vendin të menaxhojë më mirë ndryshueshmërinë klimatike dhe të ndërtojë elasticiteti ndaj ndryshimeve
klimatike.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: