Klima po ndryshon, po politika në Shqipëri?
Tremujori i fundit përkoi me riformimin e qeverisë së re nga forca politike e përzgjedhur pas 25 prillit. Shtatori ishte një muaj i ngarkuar për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit teksa ministri Klosi u zëvendësua nga nga Zonja Mirela Kumbaro, të cilës i urojmë suksese në detyrën e re! Me qeverinë e re dhe një ministër të ri në krye të institucionit vëmendja drejtohet te zbatimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale si dhe përmirësimi i politikave mjedisore në tërësi.
Qartësisht, partitë politike nuk e kanë pasur mjedisin pjesë të premtimeve elektorale prejt vitesh. Megjithatë, me valën e gjelbërt të politikave evropiane pritshmëritë për të pasur pjesë të vendimmarjes publike politika gjithmonë e më afër transformimit të gjelbër janë më të larta. Të tilla vendimmarrje, duke nisur nga legjislacioni deri tek vullneti për zbatimin e çdo akti, janë gjithashtu thelbësore për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, por çështë më e rëndësishme për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shëndetshëm të vendit. Pavarësisht premtimeve që u dhanë dhe nuk u dhanë përpara zgjedhjeve, vendi ynë pati një forcë politike të përzgjedhur,e cila u rikonfirmua në krye të vendit për herë të tretë dhe prezantoi përpara qytetarëve që e zgjodhën një listë me prioritete ndër të cilat më poshtë listohen të sektorit të Turizmit:
- “Riorganizim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, me ligj të ri të dedikuar.
Menaxhimin e integruar të Bregdetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional më Bashkitë bregdetare.- Inkurajimi i brandeve të mirënjohura ndërkombëtare për të investuar apo operuar në Shqipëri.
- Përfundimi i procesit të lëvizjes së mjeteve lundruese përmes platformës online të hyrje-daljeve.
- Promovimi i Flamurit Shqiptar në tregun ndërkombëtar, si destinacion tax-free.
- Riorganizim i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në përgjigjie të flukseve të pritshmë turistike dhe të kërkesave në rritje të operatorëve turistikë”.