Vota e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të cilët jetojnë jashtë territorit shqiptar e të cilët nuk mund të votojnë dot në zgjedhje kombëtare vazhdon të mbetet një çështje e rëndësishme për të cilën ende nuk ka një zgjidhje. Mundësimi i votës për personat që jetojnë jashtë vendit është një domosdoshmëri e cila duhet të merret në konsideratë nga instancat e qeverisjes. Kjo çështje erdhi përsëri në vëmendje të opinionit publik më zgjedhjet kombëtare të 25 Prillit 2021. Debatet në muajt që paraprin datën e zgjedhjeve ishin të shumta, duke dhënë në opinion publik mendimin që kjo çështje do të zgjidhej dhe në 25 Prill qytetarët shqiptar në të gjithë botën do të kishin të drejtë të votonin. Kjo nuk ndodhi dhe ende sot dhe ky shqetësim vazhdon, duke lënë pezull shumë qytetarë të cilët nuk mund të votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Numërohet një numër i lartë i qytetarëve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të gjetur një punë më të mirë apo për një cilësi jete më të lartë. Sipas një ankete nga INSTAT dhe sipas revistës Monitor, numërohen 360 mijë persona të cilët kanë emigruar vetëm në dekadën e fundit nga Shqipëria
1 . Në 30 vitet e fundit numërohen 1.7 milion shqiptar të larguar
2. Të gjithë këta qytetarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të bëhen pjesë e votimeve në rang kombëtar. Kjo e drejtë nuk i’u është dhënë qytetarëve dhe është shtyrë për shkak të mosdakortësisë dhe vullnetit politik.