Kryefjala e viteve të fundit në shëndetësi kanë qenë koncesionet. Shërbimi shëndetësor në Shqipëri gjendet sot i cënuar nga koncesionet ose të ashtuquajturat PPP. Fondet e shëndetësisë thithen nga konçensionet të cilat nuk arrijnë të ofrojnë shërbimin për të cilin paguhen. Në vitin 2020 shëndetësia ishte sektori i tretë publik me peshën më të lartë të kontratave të tipit Partneritet Publik Privat (PPP), pas energjisë dhe transportit. Sot, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka 4 kontrata koncesionare:
1. Shërbimi i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale
2. Kontrolli Bazë Mjekësor, i njohur si Check-Up
3. Shërbimi i hemodializës
4. Ofrimi i shërbimeve laboratorike private në spitalet publike rajonale dhe në 2 spitale bashkiake
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: