Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, turizmi përcaktohet si një veprimtari sociale, kulturore dhe ekonomike që përfshin lëvizjen e njerëzve në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm për qëllime personale ose profesionale. Përpos ndikimit në krijimin e shkëmbimit kulturor midis vëndasve dhe të huajve, industria e turizmit si një nga degët kyҫ është faktor në ekonominë e shumë vendeve në botë. Zhvillimi që industria e turizmit pati në vitin 2019, si një nga sektorët më të mëdhenj në botë, duke përbërë 10.4% të PBB globale (9.2 trilion USD) 1, 10.6% të të gjitha vendeve të punës (334 milionë), dhe përgjegjës për krijimin e 1 në 4 vendeve të reja të punës në të gjithë botën, u ndërpre nga pandemia a paprecedentë Covid -19. Kjo bëri që shifrat në vitin 2020 të përgjysmoheshin, (5.5 % të PBB) dhe 62 milionë vende pune të humbisnin. Rimëkëmbja dhe shifrat pozitive u rikthyen në 2021 dhe në vazhdimësi përmirësimi i tyre ka qënë në fokus të qeverive.
Kryefjalë e zhvillimit ekonomik, social dhe kombëtar konsiderohet turizmi në Republikën e Shqipërisë , sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2019-2023.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: