Fjala “pension” nënkupton një fluks pagesash për sigurimin e të ardhurave që fillojnë kur një individ del në pension derisa të shkëputetFjala “pension” nënkupton një fluks pagesash për sigurimin e të ardhurave që fillojnë kur një individ del në pension derisa të shkëputet zinxhiri i jetës. Sistemi i pensioneve është përcaktuar si skicë ose një përbërje kushtesh ligjore, monetare dhe financiare që përcakton rregullat dhe kriteret për funksionimin e tij, ku individët që kanë arritur moshën e pensionit, marrin një pagesë që është rezultat i kontributet që kanë derdhur në arkat e shtetit. Shqipëria, si shumë vendet të ishregjimeve komuniste, përballet me probleme të shumta ekonomike, sociale që e pengojnë gjithnjë e më shumë zhvillimin e vendit me karakteristikat e një ekonomie të lirë. Një nga këto probleme është sistemi i pensioneve. Procesi i ndryshimit që ka kaluar Shqipëria, nga një sistem i centralizuar në një sistem i tregut të lirë si dhe miratimi i sistemit të ri ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi. Shumë nga këto vështirësi krijojnë ndërlikime në proceset e vendimmarrjes dhe në zbatimin e reformave të ndryshme në aspektin ekonomik, social dhe politik. Edhe pse shumë reforma kanë qenë të suksesshme, reformat në sistemin e pensioneve kanë lënë shumë për të dëshiruar. Ndryshimi demografik vë në pikëpyetje llojin e reformës që duhet të ndjekë ky sistem, përkatësisht vazhdimi i sistemit PAYG. Edhe pse sistemi i pensioneve në Shqipëri ka kaluar një sërë reformash të rëndësishme, këto reforma nuk mjaftojnë për të shmangur një krizë në vitet e ardhshme nisur nga tendencat demografike të popullsisë. Varianti i propozuar nga Banka Botërore, futja e sistemit me shumë shtylla, aplikuar në shumë vende evropiane të cilat kanë arritur të shmangin problemin e plakjes së popullsisë, duken të përshtatshme për shumë dekada të tjera në vendin tonë. Sistemi ynë i pensioneve po vuan nga disa probleme që kërkojnë adresim përkatës.zinxhiri i jetës. Sistemi i pensioneve është përcaktuar si skicë ose një përbërje kushtesh ligjore, monetare dhe financiare që përcakton rregullat dhe kriteret për funksionimin e tij, ku individët që kanë arritur moshën e pensionit, marrin një pagesë që është rezultat i kontributet që kanë derdhur në arkat e shtetit. Shqipëria, si shumë vendet të ishregjimeve komuniste, përballet me probleme të shumta ekonomike, sociale që e pengojnë gjithnjë e më shumë zhvillimin e vendit me karakteristikat e një ekonomie të lirë. Një nga këto probleme është sistemi i pensioneve. Procesi i ndryshimit që ka kaluar Shqipëria, nga një sistem i centralizuar në një sistem i tregut të lirë si dhe miratimi i sistemit të ri ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi. Shumë nga këto vështirësi krijojnë ndërlikime në proceset e vendimmarrjes dhe në zbatimin e reformave të ndryshme në aspektin ekonomik, social dhe politik. Edhe pse shumë reforma kanë qenë të suksesshme, reformat në sistemin e pensioneve kanë lënë shumë për të dëshiruar. Ndryshimi demografik vë në pikëpyetje llojin e reformës që duhet të ndjekë ky sistem, përkatësisht vazhdimi i sistemit PAYG. Edhe pse sistemi i pensioneve në Shqipëri ka kaluar një sërë reformash të rëndësishme, këto reforma nuk mjaftojnë për të shmangur një krizë në vitet e ardhshme nisur nga tendencat demografike të popullsisë. Varianti i propozuar nga Banka Botërore, futja e sistemit me shumë shtylla, aplikuar në shumë vende evropiane të cilat kanë arritur të shmangin problemin e plakjes së popullsisë, duken të përshtatshme për shumë dekada të tjera në vendin tonë. Sistemi ynë i pensioneve po vuan nga disa probleme që kërkojnë adresim përkatës.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: