Në vendin tonë gjenden gjithsej 40 institucione të arsimit të lartë, ku nga këto 13 janë institucione publike dhe 27 janë institucione private. Këto institucione janë shtëpi e mbi 555 programesh studimi nga ku burojnë mbi 32 007 kuota tek të cilat mund të regjistrohen të gjithë kandidatët e interesuar. Mundësinë për t’u regjistruar në universitet e gëzojnë maturantët që kanë plotësuar formularin A1 dhe që rezultojnë kalues në provimet e maturës, si edhe gjithë kandidatët e tjerë të cilët nuk janë regjistruar më përpara në një IAL publike ose private. Këta kandidatë duhet të plotësojnë formularin A1Z dhe të jenë gjithashtu kalues në provimet e maturës. Procesi i regjistrimit në universitet kalon në tre raunde aplikimi, të cilët janë të pavarur nga njëri-tjetri. Më poshtë paraqitet kalendari i aplikimit universitar, bashkë me të gjithë proceset, për vitin 2022.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: