Që prej shtatorit të vitit 2022, qeveria ka miratuar një vendim i cili konsiston në rregullat dhe procedurat per konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, për qëllim përfitimi. Me rëndësi është të studiohet mënyra se si ky vendim vihet ne fuqi, efekti që sjell dhe pasojat që vijnë prej tij. VKM 589/2022 duket të jetë komentuar si kontroversal dhe problematik si nga ekspertë të ligjit, ekspertë te urbanistikës, si dhe nga opinionistë, që në publikim të tij. Në një analizë të Vendimit të përmëndur më lart, duket se ky vendim do të rregullojë disa cështje në lidhje me ndërtimin pa leje me qellim perfitimin.
VKM i cili është në mënyrë të posacme për ndërtimet në kundërshtim me ligjin me qëllim fitimi, rregullon mënyrën se si instancat përkatëse do të reagojnë në momentin e denoncimit të kësaj vepre penale, pasojat specifike që do të marrë personi fizik, ose në shumicën më të lartë të rasteve, personi juridik (duke qenë se kemi të bëjmë me kompani ndërtimi), e më pas procedurat që ndërmerren në lidhje me vetë objektin e ndërtuar pa leje.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: