Nisja e luftës në Ukrainë më 24 shkurt do të trazonte jo pak situatën politiko ekonomike në Europë dhe jo vetëm. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që çoi në luhatjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës së konsumit në bursë ku lënda bazë importohej nga këto dy vende tashmë të përfshira në luftë. Abuzimi dhe shfrytëzimi i kësaj situate nga importuesit dhe zotëruesit të pjesës me të madhe të ketij tregu ne Shqipëri bëri që me 12 mars të po këtij viti, Këshilli i Lartë i Ministrave të mblidhej dhe të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme duke cilësuar edhe masat dhe instrumentet që do ndërmerreshin për lehtësimin e kësaj gjendjeje. Me vendimin e kryeministrit të vendit dhe Këshillit të Lartë të Ministrave do ngrihej Bordi i Transparencës, i cili do kujdesej që të shmangeshin situatat abuzive dhe percaktimin e çmimeve tavan për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. I njëjti instrument do përdorej edhe për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me të.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: