Vonesat në disbursimin e fondeve për studentët përfitues të bursave meritore dhe sociale
Për të paktën tre vitet e fundit, fondet që burojnë nga bursat meritore dhe sociale për studentët janë depozituar pranë llogarive të tyre bankare të paktën katër deri në pesë muaj me vonesë. Sipas pyetësorit të realizuar nga ana jonë (analiza e të cilit gjendet në vijim të këtij raporti), i cili iu drejtua studentëve të të gjitha niveleve dhe universiteteve publike në vend, rezulton se 98% e studentëve në Shqipëri që trajtohen me bursa të bazuara në meritë dhe nevojë nuk kanë marrë asnjë fond nga universitetet e tyre nga muaji tetor, 2022, deri ne muajin janar, 20231. Kjo vonesë në pagesën e bursave nuk është një çështje e re pasi gjatë tre viteve të fundit këto fonde janë depozituar me vonesë.
Bursat janë një burim jetik i mbështetjes financiare për studentët në Shqipëri, pavarësisht se shuma monetare që buron nga këto bursa arrin në vlerën e 10 000 lekë në muaj. Këto bursa mund t’i ndihmojnë studentët të paguajnë shpenzime si qiraja, librat dhe shpenzimet e tjera të nevojshme të jetesës. Bursat e bazuara në meritë u jepen studentëve në bazë të arritjeve të tyre akademike, ndërsa bursa të bazuara në nevojë u jepen studentëve që vijnë nga kategori të ndryshme që konsiderohen në nevojë. Këto bursa, përveç mbështetjes modeste financiare me 10 000 lekë për muaj, u heqin studentëve edhe barrën e pagesës së tarifës vjetore të universiteteve dhe u ofrojnë atyre qasje në mundësi arsimore që ata nuk do të mund t’i gëzonin ndryshe.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: