Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri ka njohur zhvillim vitet e fundit dhe vëmendja po zhvendoset drejt inovacionit, sipërmarrjes dhe krijimit të ekosistemeve që promovojnë startup-et dhe inovacionin. Ekosistemi i startupeve në Shqipëri është ende në fazat e para të zhvillimit, ku shumica e iniciativave janë ende në fazën e “vetëdijes dhe frymëzimit”. Veçanërisht jashtë kryeqëndrës së vendit, Tiranës, ekosistemi mbetet i pazhvilluar (Hach.K & Trenkmann.E., 2019, fq.4).1 Sektori publik dhe kryesisht ai privat kanë bërë përpjekje për të nxitur zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrjes inovatore, por infrastruktura e përgjithshme e mbështetjes së inovacionit mbetet ende e fragmentuar, ku bashkëpunimi midis institucioneve, universitetit dhe sektorit privat është aktualisht shumë i ulët me palët që nuk e shfrytëzojnë potencialin për të bashkëpunuar.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: