Korrupsioni është një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri dhe lufta ndaj këtij fenomeneni vijon të mbetet një nga kushtet kryesore për integrimin euroatlantik të vendit. Shumë raporte dhe vlerësime të kryera nga organizata dhe institucione lokale dhe ndërkombëtare rreth perceptimit të qytetarëve dhe bizneseve mbi këtë fenomen, dëshmojnë në vijimësi për shkallën e gjerë të përhapjes së tij në sektorin publik. Në raportin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga Transparency International për vitin 2022 Shqipëria renditet në vendin e 101 nga 180 vende në Botë për nivelin e korrupsionit, me vetëm 36 nga 100 pikë1. Kjo renditje tregon një shkallë të lartë perceptimi të korrupsionit në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, konkretisht me Malin e Zi i cili renditet në vendin e 65 dhe Kosova në vendin e 84 nga 180 shtete. Një tjetër dokument shumë i rëndësishëm është raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2022, i cili e vlerëson korrupsionin si një nga shqetësimet më serioze dhe thekson rritjen e numrit të ndëshkimeve për zyrtarët e nivelit të lartë si prioritetin kryesor për të çrrenjosur kulturën e pandëshkueshmërisë në vend. 2 Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, qeveria shqiptare është në fazën e përgatitjes së një dokumenti të ri strategjik “Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2023-2030”3. Strategjia e mëpashme Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015-2020, u la në fuqi deri në vitin 2023, pa një analizë dhe rezultate konkrete mbi arritjet dhe mangësitë e saj. Një tjetër zhvillim në këtë fushë
është organizimi i Konferencës e Parë Antikorrupsion, në qershor 2022. Në këtë konferencë, për 3 ditë rresht u mblodhën në sallën e Pallatit të Kongreseve mijëra punonjës të administratës publike, por përveç retorikës dhe fjalimeve politike nuk u prezantua asnje analizë apo rezultat konkret.
Duke marrë shkas nga këto raporte, por edhe zhvillimet e fundit ku disa zyrtarë të lartë publikë kanë përfunduar nën praga me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, organizata Qëndresa Qytetare për të dytin vit radhazi ka realizuar një hulumtim të opinionit publik për perceptimet dhe eksperiencat e qytetarëve mbi nivelin e korrupsionit në vend. Nëpërmjet këtij raporti, Qëndresa Qytetare synon të analizojë perceptimin dhe përvojën e vetë qytetarëve me raste të korrupsionit në sektorët e ndryshëm publikë, njohuritë mbi strukturat antikorrupsion, qëndrimet e tyre, besueshmërinë e tyre tek institucionet publike dhe efikasitetin e masave të ndërmarra në këtë fushë.
RAPORTI 14 : TURIZMI
Mungesa e ujit të pijshëm është një prej sfidave kryesore me të cilat përballen qytetet në zhvillim të shpejtë, përfshirë...
Read more