Një ndër sektorët e ekonomisë me kontributin më të madh në GDP dhe me rritje më të shpejtë viteve të fundit, është ai i turizmit. Sektori i turizmit gjatë vitit 2022 ka grumbulluar 2,840 milionë Euro të ardhura nga shtetasit e huaj. 48.5% më shumë në raport me vitin paraardhës1. Një sektor i ekonomisë dikur i pashpresë, krahas strategjive të shunta të ndërmarra gjatë 10 vjeçarit të fundit ka njohur një zhvillim mjaft të shpejtë. Problematikat parësore që kyy sektor ka hasur kanë qenë ato me në qendër ndërhyrjet infrastrukturore. Ndërhyrjet në transport, komunikim, energji dhe akmodim ishin hapat e parë për mundësimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në vend. Hov ka marre turizmi bregdetar, i cili mban edhe kryesinë e të ardhurave më të larta sa i përket turizmit. Ka njohur zgjerim edhe si sektor më vete, dikur i përqendruar në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, tanimë turizmi bregdetar në Shqipëri është i fokusuar kryesisht në Velipoje, Tale, Gjiri Lalzit, Durrës,Golem, Vlorë Dhërmi, Himarë, Borsh, Sarandë.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: