Turizmi në Shqipëri ka përjetuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, kjo si rezultat i bukurive natyrore të vendit, pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe përpjekjeve të ndërmarra për të promovuar dhe trumpetuar industrinë turistike. Referuar statistikave nga burime zyrtare, Shqipëria së fundi është shndërruar në një destinacion tërheqës në Evropë e më gjerë për turistët e huaj. Statistikat janë optimiste përsa i takon numrit të turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë, megjithatë, është e rëndësishme të përmendet se zhvillimi i turizmit duhet të shoqërohet me përkujdesje për mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve turistike. Turizmi i qëndrueshëm ka potencialin për t’u bërë shtytësi kryesor si kundërpeshimi i qasjes turistike masive sezonale që rrit kërkesën dhe ofertën dhe ofron zgjidhje aktuale/të ardhshme për turizmin. Ky raport ka për qëllim monitorimin e situatës aktuale të zhvillimit të turizmit në Shqipëri jo përsa i përket shifrave, por referuar politikave dhe strategjive të ndërmarra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Gjithashtu ky punim synon të ofrojë një pasqyrë të plotë dhe të detajuar të sektorit turistik në Shqipëri, duke shpalosur rëndësinë e diversifikimit të produkteve turistike me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Për këtë qëllim, punimi trajton sfidat dhe mundësitë në këtë sektor si dhe propozimin e rekomandimeve që mund të
ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe strategjive të zhvillimit për secilën prej tyre.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: