Në kuadrin e ndryshimeve të shpejta sociale dhe ekonomike që ndodhin në shoqëri, arsimi luan një rol thelbësor në zhvillimin e aftësive, vlerave dhe njohurive të brezave të rinj. Përveç ofrimit të dijes bazë, shkollat janë gjithnjë e më shumë të angazhuara në zbatimin e programeve inovative që synojnë të përmirësojnë cilësinë e arsimit, të përgjigjen ndaj nevojave të ndryshme të nxënësve, dhe të kontribuojnë në forcimin e lidhjes mes institucioneve arsimore dhe komuniteteve përreth tyre. Duke marr parasysh edhe rritjen e numrit të regjistrimeve në arsimin bazë privat krahasuar me atë publik, në këtë raport kemi studiuar cilat janë kushtet në arsimin publik. Cfare ofrohet dhe cfarë i mungon nxënësve në bankat e shkollës. Rritja e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe komunitetit çon në zhvillimin dhe zbatimin e shumë programeve, të cilat variojnë nga mbështetja akademike dhe sociale deri te aktivitetet jashtëkurrikulore dhe shërbimet mbështetëse. Programet si “Shkolla si Qendër Komunitare” dhe “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” janë vetëm disa shembuj që tregojnë angazhimin e shkollave për të tejkaluar rolin tradicional dhe për t’u bërë qendra të rëndësishme sociale dhe edukative.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: