Sistemi hekurudhor ka qenë një nga format kryesore të transportit në Shqipëri përgjatë shekullit të 20. Kjo si rrjedhojë e përdorimit të ulët të makinave dhe raportit të drejtë kosto-efektivitet që kishte kjo formë transporti. Ishte një sistem i koordinuar dhe i mirëorganizuar në efekt të qytetarëve, me linja ndërqytetase dhe metodë për transportin e mallrave. Përgjatë viteve 1980-1990, hekurudha u kthye në metodë dytësore dhe më tej shkoi vetëm drejt amortizimit dhe përkeqësimit, si rezultat i modernizimit të transportit dhe shtimit të automjeteve personale. Transporti publik hekurudhor është prej vitesh një formë e papërdorur transporti për qytetarët shqiptarë, kjo si rezultat i degradimit të sistemit të shinave dhe mosmirëmbajtjes në tërësi. Në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe projekteve të ndryshme financuese, ka pasur disa projekte për rijetësimin e kësaj forme transporti dhe funksionimin normal. Megjithëse fiktivisht kjo formë transporti është në përdorim,ka nevojë për zbatimin e hapave realë për ta kthyer në një sistem me kapacitet dhe standarde europiane.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: