Me miratimin e ligjit për arsimin e lartë 80/2015 pesha e votës së studentëve në zgjedhje u ul nga 20% në 10%2. Kjo peshë e ulët e votës studentore bën që kandidatët për drejtues në universitete të mos marrin iniciativën e bërjes fushatë me studentët. Në këtë mënyrë interesat studentore mbeten jashtë platformave zgjedhore të kandidatëve për rektor apo dekan.
Ky niveli i ulët i informimit mbi procesin në vetëvete, shoqëruar edhe me faktin që pesha e votës së studentëve është e pakonsiderueshme i dekurajon studentët të votojnë apo edhe të përfaqësohen në organet vendimmarrëse të universitetit, siç është Senati Akademik. Studentët kanë të drejtë të përfaqësohen në Senat Akademik në masën 10%, si edhe të kenë përfaqësues në komisionet zgjedhore në rang universiteti dhe fakulteti. Zgjedhjet në universitete, të zhvilluara katër vjeçarin e shkuar, ishin njëtregues i qartë se sistemi arsimor ka nevojë për një reformë thelbësore. Rritja e peshës së votës studentore do të çaktivizonte grupet e krijuara mes akademikëve për të zaptuar postet drjetuese dhe do të krijonte mundësinë e gjithëpërfshirjes në jetën universitare.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: