Turizmi është një motorr i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë, duke sjellë kontribut në të ardhurat kombëtare, punësimin dhe promovimin e bukurive natyrore dhe kulturës së vendit1. Në një kohë kur turizmi po shënon një rritje të vazhdueshme në nivel global, është koha të shqyrtojmë sfidat dhe mundësitë që Shqipëria po përjeton në këtë sektor për vitin 2024. Ky raport synon të ofrojë një analizë të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke identifikuar sfidat kryesore dhe duke propozuar rekomandime për adresimin e tyre. Duke u bazuar në të dhënat dhe tendencat aktuale, do të analizojmë çështjet kyçe si infrastruktura, cilësia e shërbimeve, mungesa e fuqisë punëtore, problemet e transportit, rritja e nivelit të ndotjes si dhe ndryshimet ligjore të fundit që kanë ndikim në sektorin e turizmit, por jo vetëm. Një nga sfidat më të mëdha që Shqipëria aktualisht po përballet është
përmirësimi i infrastrukturës. Rrugët, aeroportet dhe akomodimet duhet të modernizohen dhe të zgjerohen për të përmbushur kërkesat e një numri në rritje të turistëve. Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një tjetër çështje e rëndësishme që kërkon vëmendje. Edukimi dhe trajnimi i stafit të shërbimeve turistike është thelbësor për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për turistët. Përmirësimi i kushteve të punës dhe ofrimi i stimujve për punëtorët mund të ndihmojë jo vetëm në rritjen e nivelit të standardeve në këtë sektor. Transporti i brendshëm dhe ndërlidhja kufitare janë faktorë të tjerë kritikë për zhvillimin e turizmit. Lehtësimi i aksesit në destinacionet turistike përmes një sistemi transporti efikas dhe të besueshëm do të rrisë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: